Protestat që mund t’ia prishin strategjitë ish-shahistit që u bë president

Protestat që mund t’ia prishin strategjitë ish-shahistit që u bë president

Aleksandar Vuçiç, e di mirë se çfarë është strategjia. Njeri që di çdo lëvizje, është 47-vjeçari që dikur ishte kampion i kryeqytetit serb si pionier në shah.

“Kur kam qenë i ri në ushtri kërkoja kundërshtarë për të lozur shah dhe nuk gjeja rivale të denjë, ndaj luaja me shqiptarët sepse ata kanë qenë lojtarë të mirë”, tha Vuçiç.

Por llogaritë e tij se fitorja e bindshme në zgjedhjet presidenciale do t’i jap fuqi të madhe po dalin të jenë jo edhe aq të sakta.

Për shumë serbë, fitorja e Aleksandar Vuçiç duket e pabesueshme. Politikat e tij nuk i kanë pëlqyer të rinjve që i takojnë Serbisë qytetare dhe pas ftesave në internet, qindra qytetarë u mblodhën për të protestuar dhe shprehur pakënaqësinë për fitoren e Vuçiç. Një pjesë e tyre thonë se rezultati nuk është i drejtë, por as fushata.

“Kjo është një lloj gjysmë diktaturë e shekullit të 21-të dhe thonë se është gjysmë demokracie, por nëse gjysmë demokracie ekziston atëherë ka edhe gjysmë diktature”, thotë një nga protestuesit.

“E kemi parë Sllobodan Millosheviçin dhe kjo është njësoj, ndaj duket si fillimi i një diktature klasike. Vetëm Vuçiç ishte në televizor gjatë fushatës”, u shpreh një tjetër protestues.

Presidenti i ri serb, Aleksandar Vuçiç, ka fituar zyrtarisht 55% të votave dhe kjo e bën atë fituesin më të thellë dhe fituesin e parë në raundin e parë, që prej 20 vitesh. Opozita serbe ishte e dobët dhe ai pritet të marr postin në 31 maj.

Por në ditën e dytë të protestës në Serbi kundër Vuçiq duket se atij do t’i dalin shumë probleme.

Shumë të rinj në kryeqytetin serb, por edhe në  Novi Sadi, kanë dalë në rrugë në mbrëmjen e dytë për të protestuar kundër asaj që e quajnë diktaturë e Vuçiç.

E Vuçiq, erdhi në presidencë pasi arriti të bëhej ministër për informim dhe mediat ia kujtojnë shpesh kohën e bombardimeve, kur thuhet se censuronte shtypin.

Vuçiç braktisi ish-shefin radikal, Vojisllav Sheshel dhe krijoi Partinë Përparimtare të Serbisë.

Pushteti erdhi më vonë dhe Vuçiç fillimisht ishte ministër i mbrojtjes. Zgjedhjet e radhës i dhanë kryeministrinë dhe krijoi lidhje me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Lidhjet ishin të forta edhe me Rusinë dhe përkundër sanksioneve të Bashkimit Evropian, Vuçiç e refuzoi një gjë të tillë.

Ka pritur e takuar udhëheqës shtetesh të ndryshme, ka bërë hapa që në Serbi dukej se nuk kishte lëvizje dhe në Kosovën ka ngritur marrëdhëniet, por duket se hendeku është i madh.

Sinjale tensionuese kanë qenë marrëdhëniet e Beogradit me Zagrebin e Sarajevën. Lëvizjet e tij në një transformim total, i sigurojnë Vuçiç 5 vjet në presidencë.

Shihet si person i vështirë, por që institon se ka ndryshuar. E krahasojnë shpesh me Zoran Gjingjiç, kryeministrin e dikurshëm dhe me Titon për shkak të politikës së tij të balancuar me të gjithë. Nga shahu e deri tek presidenca./Insajderi.com