Koncerti në mbrojtje të Valbonës nuk e pengon punën në ndërtimin e hidrocentraleve

Një koncert protestë me thirrjen “Ta ruajmë Valbonën, jo ndërtimit të Hidrocentraleve” ishte forma e radhës së reagimit të ambientalistëve nga Shqipëria dhe Kosova. Kësaj kauze iu bashkuan edhe artistë si Elina Duni e Eda Zari, dy jazz artiste të njohura ndërkombëtarisht.

Koncerti në mbrojtje të Valbonës nuk e pengon punën në ndërtimin e hidrocentraleve

Fshati kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka qenë vendtakimi i ambientalistëve dhe artistëve që u bënë bashkë për një kauzë ambientale.

Adhurues të natyrës e muzikës nga të dyja shtetet u bënë bashkë në Tropojë duke shprehur protestën ndaj ndërhyrjeve në Valbonë që prek tri kundërshtime: në kundërshtim të ndërtimit të HEC-eve në lumin e Valbonës,n ë kundërshtim të ligjit për importin e plehrave dhe në mbrojtje të TOKËS, të UJIT, të AJRIT, të

Thirrja ishte e qartë: “Mos ma prek Valbonën – Ta ruajmë Valbonën, jo ndërtimit të Hidrocentraleve”.

Kësaj kauze iu bashkuan edhe shumë artistë të tjerë të njohur të skenës vendore përfshirë edhe jazz këngëtaren Elina Duni. Bashkë me Zarën folën edhe në emër të Nexhmije Pagarushes, që sipas tyre qëndron prapa kauzës.

“Ne tani do ta këndojmë “Bareshën”, kemi marrë mesazh nga e madhja Nexhmije Pagarusha, edhe ajo është me ne në këtë koncert dhe kjo na bënë edhe më të fortë”, tha Duni.

Koncerti që mblodhi jo pak njerëz vazhdoi deri vonë por kauza e ambientalistëve vazhdon betejën me shtetin.

Po ashtu edhe hidrocentralet.

Eskavatorët dhe punëtorët vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e hidrocentraleve me afat përfundimi 28 shtator 2018, ndërsa syve kureshtarë u tregojnë tabelat me firmat e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit Edi Rama, Zv. Kryetares Eglantina Gjermeni dhe Ministrit të Energjisë e Industrisë Damian Gjiknuri dhe u kërkojnë të largohen.

Qeveria shqiptare ka miratuar gjatë dekadës së fundit tre marrëveshje koncesionare për ndërtimin e 14 hidrocentraleve në lumin e Valbonës dhe në përrenjtë malorë që përbëjnë sistemin e tij ujëmbledhës.

Më 28 shtator banorët e luginës së Valbonës dhanë alarmin e fillimit të ndërtimit të hidrocentraleve dhe kërkuan ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe anulimin e lejeve të dhëna për 14 HEC-e. Lufta e tyre për të ndaluar atë që e quajnë një katastrofë për Valbonën vazhdon.

Këto janë fotot e shkrepura nga BIRN në luginën e Valbonës më datë 28 tetor 2016.

 

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-1

Tabela e HEC-it Dragobia në komunën Margegaj. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-2

Punëtorët punojnë për ndërtimin e HEC-it Dragobia në komunën Margegaj. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-3

Tabela e HEC-it Dragobia në komunën Margegaj. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-4

Punëtorët punojnë për ndërtimin e HEC-it Dragobia në komunën Margegaj. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-5

Punëtorët punojnë për ndërtimin e HEC-it Dragobia në komunën Margegaj. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-6

Punëtorët punojnë për ndërtimin e HEC-it Dragobia në komunën Margegaj. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-7

Punëtorët punojnë për ndërtimin e HEC-it Dragobia në komunën Margegaj. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-8

Punimet për ndërtimin e një nga tre HEC-et në komunën Margegaj, Lugina e Valbonës. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-9

Punimet për ndërtimin e një nga tre HEC-et në në komunën Margegaj, Lugina e Valbonës. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-10

Punimet për ndërtimin e një nga tre HEC-et në në komunën Margegaj, Lugina e Valbonës. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-11

Punimet për ndërtimin e një nga tre HEC-et në në komunën Margegaj, Lugina e Valbonës. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-12

Punimet për ndërtimin e një nga tre HEC-et në në komunën Margegaj, Lugina e Valbonës. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-13

Tabela e HEC-it Dragobia në komunën Margegaj. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-14

Një ekskavator punon për ndërtimin e një HEC-i në luginën e Valbonës.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-15

Një ekskavator punon për ndërtimin e një HEC-i në luginën e Valbonës. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-16

Punimet për ndërtimin e një nga tre HEC-et në në komunën Margegaj, Lugina e Valbonës. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-17

Punimet për ndërtimin e një nga tre HEC-et në Luginën e Valbonës. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-18

Punimet për ndërtimin e një nga tre HEC-et në Luginën e Valbonës. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-20

Punimet për ndërtimin e një nga tre HEC-et në Luginën e Valbonës. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-21

Pjesë e lumit që një nga HEC-et planifikon ta fusë për 3 kilometra nën tokë. 28 tetor 2016.

punimet-ne-parkun-kombetar-te-valbones-22

Pjesë e lumit që një nga HEC-et planifikon ta fusë për 3 kilometra nën tokë.

/Insajderi.com