Banorët e fshatit Harilaq të Fushë Kosovës kanë dalë sot të protestojnë, në kundërshtim të ndërtimit të një deponie ku do të rruhen mbetjet e rrezikshme.

Protestë në Harilaq kundër ndërtimit të deponisë

Përfaqësuesi i kësaj proteste, Jeton Zogjani, ka treguar detajet e këtij kundërshtimi.

“Jemi vendosur para aktit të kryer. Ne kemi qenë të painformuar për ndërtimin e kësaj deponie. Protestojmë sepse është zonë e banuar. Duhet të shkatërrohen rreth 18 hektarë pyje dhe vendosja e një gjëje të tillë e kontaminon ujin, tokën, të gjithat”, ka thënë Zogjani

Ai ka shtuar se ndërtimi i kësaj deponie duhet të ndalohet sa është në fazën e hershme, sepse sipas tij, për këtë vendim nuk janë konsultuar as me banorët dhe as me komunën.

“Ky problem nuk është veç i Harilaqit, por edhe i gjithë Kosovës. Është problemi që ata vet duhet ta kenë të qartë që nuk lejohet një gjë e tillë në zona të banueshme. Këto duhet të bëhen në zonat më të margjinalizuara dhe jo në qendër”, deklaroi Zogjani./klankosova