fbpx

Protestë në Junik në mbrojtje të Erenikut

Protestë në Junik në mbrojtje të Erenikut

Para kuvendit komunal të  Junikut sot është mbajtur një protestë nga një grup qytetarësh.

Protesta u mbajt për ta mbrojtur lumin Ereniku.

Rreth 200 veta kanë marrë pjesë në protestën me moton “Ta mbrojmë Erenikun”, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale të Pejës.

Protesta ka filluar në orën 11:00 dhe ka përfunduar në orën 11:30.

Policia ka njoftuar se protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.