Protestë në Katalonjë

Protestë në Katalonjë

Mijëra përkrahës të pavarësisë së Katalonjës, janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Barcelonës, duke kërkuar lirim e udhëheqësve katalonas që po mbahen në arrest.

Tetë ish-anëtarë të qeverisë së Katalonjës dhe dy aktivistë, janë në arrest, ndërsa po hetohet roli i tyre me dyshim për nxitjen e shpalljes së paligjshme të pavarësisë muajin e kaluar.