Protestë para komunës në Novobërdë

Protestë para komunës në Novobërdë

Njëmbëdhjetë persona kanë protestuar, shqiptarë dhe serbë kanë protestuar para objektit të Komunës së Novobërdë.

Arsyeja e kësaj proteste ishte për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me një parcelë-pronë shtetërore, thuhet në njoftimin e policisë.

Protestuesit janë takuar me zyrtarët e Drejtorisë së Agjencionit të Pylltarisë.

Policia ka bërë të ditur se protesta ka përfunduar e qetë rreth orës 11:00. /Insajderi.com