Protestohet në Gjakovë kundër suspendimit të Kristë Gjokajt e pesë zyrtarëve tjerë policor

Protestohet në Gjakovë kundër suspendimit të Kristë Gjokajt e pesë zyrtarëve tjerë policor

Sot në Gjakovë është protestuar kundër suspendimit të komandantit, Kristë Gjokaj dhe pesë eprorëve të tjerë, të dyshuar se maltretuan e rrahën një të burgosur në stacionin policor, shkruan Insajderi.

Protesta është mbajtur nën parullat “Pushteti! Policia! apo Hajnat?” – në afërsi të objektit të stacionit të Policisë. Në të kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i protestuesve.

Shkaku i suspendimit zyrtarëve policorë të Gjakovës, dyshohet të jetë keqtrajtimi dhe rrahja e një të arrestuari në nëntor të vitit të kaluar.

Në nëntor të vitit të kaluar M.R., i arrestuar për grabitje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dyshohet se ishte rrahur dhe maltretuar në stacionin policor të Gjakovës. Me rekomandim të Inspektoratit Policor, Policia e Kosovës suspendoi komandantin e stacionit policor në Gjakovë Kristë Gjokaj dhe 5 zyrtarë të tjerë policorë.

Pamje nga protesta:

E rrahën dhe keqtrajtuan një të arrestuar – Arsyeja që çoi në suspendim të gjashtë zyrtarëve policorë në Gjakovë

 

Rekomandohet suspendimi i gjashtë zyrtarëve policorë – Keqpërdorën pozitën zyrtare