Protestojnë 360 infermierë, MSH-ja nuk ua vazhdon kontratat

Protestojnë 360 infermierë, MSH-ja nuk ua vazhdon kontratat

Rreth 360 infermierë që ishin punësuar për nevoja të pandemisë, kanë protestuar para Klinikës Infektive, shkruan Insajderi.

Ata janë duke protestuar pasi që atyre nuk do t’iu vazhdohet kontrata nga Ministria e Shëndetësisë.

MSH-ja vitin e kaluar kishte punësuar rreth 360 infermierë për stafin mjekësor të spitaleve dhe klinikave Covid.

Infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

Në një reagim për këtë, Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka thënë se mosvazhdimi i kontratave do të thotë mbingarkesë e madhe për infermierët.

Kjo sindikatë, në një reagim në Facebook, ka bërë thirrje urgjente që MSH-ja të gjejë zgjidhje për infermierët në fjalë. Sipas Sindikatës, bëhet fjalë për rreth 360 infermierë të punësuar.

Infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj./Insajderi.com