Protestojnë punëtorët e Postës

Protestojnë punëtorët e Postës

Pas tri ditë të grevës së përgjithshme, punëtorët e ndërmarrjes publike Posta e Kosovës do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë.

Protesta është organizuar Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës, fillon në ora 11:00.

Kjo protestë mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës, siç janë Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar, Qeveria t’i mundësojë Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës, realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës