
Punëtorët teknikë dhe atat të sigurimit fizikë, të cilët punojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Spitalet Rajonale, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat, do të protestojnë sot për një orë në vendet e tyre të punës, njofton Insajderi.
Kjo protest është paralajmëruar të mbahet për shkak të mospagesës së shtesës prej 300 euro për angazhimin e tyre në kohë pandemie.
Udhëheqja sindikale gjatë kohës së protestës do ta vizitojë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe QKUK-në, ora 13:00. /Insajderi.com