Protestuesit në Hong Kong përfundojnë në përleshje me policinë për shkak të zgjedhjeve të shtyra

Protestuesit në Hong Kong përfundojnë në përleshje me policinë për shkak të zgjedhjeve të shtyra

Policia në Hong Kong ka hedhur gaz lotsjellës në turmat që protestonin kundër vendimit të shtetit për shtyer zgjedhjet.

Më shumë se 100 njerëz u arrestuan të dielën gjatë protestës së paautorizuar, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Zgjedhjet do të mbaheshin me 6 shtator, por qeveria i ka shtyrë për një vit duke thënë që kishte qenë e domosdoshme për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Opozita është duke akuzuar qeverinë që po përdor pandeminë si pretekst për të ndaluar njerëzit nga votimi.

Aktivistët nga opozita kanë shpresuar të marrin një shumicë votash nga Legislative Council, duke rritur mllefin për shkak të ligjit të ri për siguri nacionale në Beijing, i cili cënon të drejtat themelore njerëzore./Insajderi.com