PSD mblidhet pas rezultatit në zgjedhje

PSD mblidhet pas rezultatit në zgjedhje

Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, është mbledhur pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhje.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të shpërndarë në Facebook, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, e cila është e vetmja kandidate nga kjo parti që mund të bëhet deputete.

“Të motivuar”, ka shkruar ajo.

PSD e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ishte në koalicionin me AAK-në me kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj, dolën jashtëzakonisht keq nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.