PSD nis mbledhjen e nënshkrimeve për faljen e gjobave gjatë pandemisë

PSD nis mbledhjen e nënshkrimeve për faljen e gjobave gjatë pandemisë

Partia Socialdemokrate ka filluar të premten mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin qytetar për faljen e gjobave të pandemisë.

Nol Nushi, nga kjo parti tha se synojnë që të mbledhin mbi 10 mijë nënshkrime në mënyrë që peticioni të procedohet për në Kuvend.

Ligji për pandeminë COVID-19 ka hyrë në fuqi më 26 gusht të viti të kaluar e që nga ajo kohë Policia ka shqiptuar një numër të madh të gjobave për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-Covid.

Dënimet për qytetarë bazuar në Ligjin për Pandeminë nisin nga 35 e deri në dy mijë euro. /Insajderi.com