PSD: Vetëvendosje luajti me LDK-në, ia dërgoi nga një militantë të vijës së parë në çdo dikaster

PSD: Vetëvendosje luajti me LDK-në, ia dërgoi nga një militantë të vijës së parë në çdo dikaster

Nol Nushi, sekretar i Partisë Social Demokrate, në një intervistë për InDoks, ka treguar arsyet se pse Vetëvendosja po dërgojnë njerëz politik në ndërmarrjet publike.

Nushi poashtu ka cekur se është problematike edhe mënyra se si Qeveria Kurti luajti me partnerin e saj, LDK-në, me një dozë të shtuar paranoje kundër kësaj partie dhe veprimet për ta kontrolluar atë.

“Nuk është filozofi e madhe me shkarku bord, pasi asnjë qeveri nuk e ka lënë pa e shkarku bordet, mos të shitet si diçka e madhe, po këta po dojnë kishe po fillon një ndryshim po meniher u instaluan njërezit e vetë. Tendecat kanë qenë të qarta i ka vendos zëvendësministrat, do të thotë çdo ministër i LDK-së e ka një zëvëndësministër të VV-së. Xhelal Sfeqla nuk njihet si ekspert njiher si militant i verbër që vepron me urdhëra të liderit. Avni Zogiani nuk ka lidhje me infrastrukture po është veç me shiku çka po bën Abdixhiku, kujt po ja jep tenderat e kujt jo. Aty ku nuk është figurë e parë dërgon dikë të dytë që ta moniteroj. Qysh ka thënë Albulena Haxhiu; niher martohesh tani e shikon partnerin apo jo, deklaratë simpantike për me përshkru koalicionin”, ka thënë Nushi.