Pse e njëjta dietë nuk ka rezultate të njëjta në trupa të ndryshëm?

Pse e njëjta dietë nuk ka rezultate të njëjta në trupa të ndryshëm?

Nuk ka diçka të tillë si një dietë e shëndetshme që do të funksionojë për të gjithë.

Njerëzit i përgjigjen ushqimit në mënyra të tillë që të gjithë kanë nevojë për një plan të personalizuar të ngrënies, sipas rezultateve të një studimi që shikonte efektet e gjenetikës, mikrobiomën dhe faktorët e stilit të jetesës në metabolizmin, shkruan New Scientist, transmeton Insajderi.

Studimi ushqeu 1,102 persona të shëndetshëm ushqime identike për dy javë dhe mati përgjigjet e tyre metabolike. Këto ndryshonin në mënyrë të dukshme, me deri në dhjetëfish dallime, që do të thotë se një dietë e shëndetshme për një person mund të ishte jo e shëndetshme për një tjetër. “Të gjithë reagojnë ndryshe ndaj ushqimeve të njëjta”, thotë Tim Spector nga King’s College London.

Ai dhe kolegët e tij matën nivele të yndyrave të glukozës, insulinës dhe triglicerideve në gjakun e vullnetarëve. Nivele të larta të të lartpërmendurave pas ngrënies, janë një faktor rreziku për obezitetin, ndërsa personat që tregojnë glukozë dhe trigliceride pas ngrënies kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare dhe diabet.

Ekipi gjithashtu gjurmoi nivelin e gjumit, stërvitjen dhe urinë e vullnetarëve dhe mori mostra jashtëqitjeje për të analizuar mikrobet e tyre të zorrëve. Spector, një gjenetist, thotë se ai priste të gjente një përbërës të fortë gjenetik në përgjigjet metabolike, por në të vërtetë pa shumë pak. Vullnetarët përfshinë disa çifte binjakësh identikë dhe madje ata treguan përgjigje shumë të ndryshme për të njëjtën vakt.

“Kjo na tregon menjëherë se gjenet nuk luajnë një pjesë të madhe,” thotë Spector. “Si i përgjigjemi një vakti yndyror, nuk ka praktikisht asnjë përbërës gjenetik, për shembull.”  Ekipi i tij zbuloi se vetëm rreth 30 për qind e përgjigjes së glukozës është gjenetike.

Faktorë të tjerë si mikrobet e zorrëve, ritmet cirkadiane dhe gjumi dhe stërvitja janë më të rëndësishme, thotë Spector. Koha e ngrënies gjithashtu ka rëndësi. Disa njerëz tretin më mirë ushqimin në mëngjes ndërsa të tjerët nuk panë ndryshime në aftësinë e tyre për të tretur ushqimin gjatë gjithë ditës

Kjo sugjeron që do të ishte më efektive të hartoni një program të përshtatshëm të ushqimit se sa të provoni atë dietën që bëri mrekulli për vajzën e hallës së shoqes tuaj. /Insajderi.com