fbpx

Pse ekzistojnë vrima të vogla në dritaret e aeroplanit

Pse ekzistojnë vrima të vogla në dritaret e aeroplanit

Nëse ndonjëherë keni hipur në aeroplan, shanset janë që keni shikuar jashtë dritares dhe keni vërejtur një vrimë të vogël në fund të dritares.

Kjo karakteristikë mund të mos i pengojë shumë udhëtarëve, por, kur jeni duke fluturuar në ajër me shpejtësi dhe lartësi të madhe, me siguri se frikësoheni apo ndiheni të shqetësuar pak për atë vrimë të vogël, transmeton Telegrafi. Megjithatë nuk keni nevojë të frikësoheni më sepse xhami nuk do të thyhet. Dhe po, çdo dritare në aeroplan e ka të njëjtën vrimë.

Kjo vrimë ndryshe njihet si ‘vrima e frymëmarrjes’ dhe për ta kuptuar funksionin e saj, fillimisht është e rëndësishme ta kuptoni si është punuar dritarja.

E punuar nga materiale akrilike, dritarja e aeroplanit i ka tri xhame apo shtresa. Xhamin e jashtëm, të mesëm dhe të brendshëm. Vrima e frymëmarrjes shpohet në xhamin e mesëm. Bashkë me xhamin e jashtëm, xhami i mesëm i dritares është shtresa më e rëndësishme e dritares.

Kur aeroplani ngritet në ajër, shtypja e ajrit brenda dhe jashtë kabinës bie. Në mënyrë që të marrim frymë brenda aeroplanit, duhet të mirëmbahet presioni brenda kabinës.

Prandaj, vrima në dritare përdoret për ta rregulluar sasinë e presionit që kalon mes shtresës së brendshme të dritares dhe asaj të jashtme.

Sipas ‘Travel and Leiusre’, vrima e frymëmarrjes gjendet aty për t’u siguruar që shtresa e jashtme e bart presionin më të madh. Në rast se ndodh diçka e papritur, shtresa e jashtme është e vetmja që hiqet nga aeroplani dhe kështu pasagjerët në aeroplan vazhdojnë të marrin frymë lirshëm.

Gjithashtu, qëllimi tjetër i vrimës është edhe ta largojë mjegullën, kondensimin dhe gjërat tjera që ndikojnë në pamje. Duke ia mundësuar ajrit të ngrohët të depërtoj mes dy shtresave, vrima e zezë sigurohet që aeroplani është i gatshëm për çfarëdo lloj klime.