Pse filmi “Mulan” është duke u përballur me bojkotime

Pse filmi “Mulan” është duke u përballur me bojkotime

Mulan është një prej filmave të mëdhenjë, shfaqja e të cilit është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë Covid-19. Por filmi i Disney-t është duke u përballur me bojkotime në shumë shtete aziatike.

Aktorja Liu Yifei, i zemëroi fansat vitin e kaluar me komente që mbështetnin policinë e Hong Kong, që janë akuzuar për dhunë ndaj protestuesve pro-demokratik, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Tani aktivistët Thai dhe Taiwanes janë duke u thënë njerëzve të mos e shohin filmin.

Nëse ju kujtohen protestat e mëdha në Hong Kong, vitin e kaluar. Të rinjtë demonstruan për muaj kundër një ligji i cili do të lejonte ekstradimin nga Hong Kong në Kinë.

Protestat kërkuan reforma demokratike dhe drejtësi për brutalitetin e policisë.

Gjatë kësaj periudhe aktorja e filmit e cila është kineze por ka shtetësinë amerikane, ka ndarë një postim nga gazeta e Beijing duke thënë: “Unë e mbështes policinë e Hong Kong. Mund të më sulmoni nëse doni. Kjo është turp për Hong Kong”.

Nuk u desht shumë që të fillonte një trend #BoycottMulan në Twitter, një media sociale që është e ndaluar në Kinë.

Në qershor, Kina miratoi një ligj të ri të cilin kritikët e kanë quajtur “fundi i Hong Kong”.

Detajet e këtij ligji u fshehën derisa u miratua, mirëpo ky ligj kriminalizon gjëra që mund të kërcënonin autoritetet kineze në Hong Kong, duke i bërë të dënueshme me dënim të përjetshëm.

Me gjithë këto gjëra që janë duke ndodhur, aktivisti prominent Joshua Wong ka bërë thirrje që të gjithë ata që besojnë në të drejta njerëzore duhet të bojkotojnë Mulan”.

Joshua ka thënë se Disney dhe studiot e Hollyëood i janë përshtatur Beijing duke cenzuruar filmat dhe duke i zvetnuar skriptat dhe nacionalitetet e karaktereve për të siguruar distribuim në Kinë, që është marketi i dytë më i madh në botë për industrinë e filmit.

Filmi “Mulan” është xhiruar në Kinë dhe është bazuar në legjendën e shekullit të 6, e cila tregon për një vajzë që vishet si burrë për të luftuar për liri./Insajderi.com