fbpx

Pse kabineti i Erdoganit po rrisin mustaqet? – Kjo është domethënia politike e mustaqeve turke

Pse kabineti i Erdoganit po rrisin mustaqet? – Kjo është domethënia politike e mustaqeve turke

Përderisa qimet e fytyrës në vendet perëndimore janë bërë një trend gjatë viteve të fundit (siç është fenomeni ‘mjekra hipike’), në Turqi mustaqet e mira kanë qenë të famshme për dekada të tëra.

Në qytete të mëdha ndodh të shohësh më shumë fytyra të rruara, por në pjesët rurale të kesh qime në fytyrë është ende diçka që duhet tu përmbahesh si rregull.

Në Turqi, burrat thuhet që vënë mustaqe të duken më të fuqishëm dhe të shfaqin burrërinë e tyre. Mustaqet qëndrojnë për dominim dhe respekt, por më e rëndësishmja, ka një domethënie politike. Forma e mustaqeve të një burri mund të të tregojë se a është nacionalist apo majtist.

Tradita e mustaqeve në Turqi ka filluar në Turqi që nga shekulli i 19-të, në periudhën e tanzimatit të kohës së otomanëve. Ata që ishin pro reformave rrisnin mjekra dhe mustaqe, ndërsa ata që ishin kundër rruanin mjekrën.

Ndërsa tani një lloj i mustaqeve i quajtur “ülkücü”, mbahet kryesisht nga nacionalistët. Fundi i mustaqeve zgjatet për poshtë si anët e patkoit të kalit. Sipas disave vetë forma në formë të shkronjës M tregon preferencën politike “Milliyteçi” (nacionalist).

Stili i majtistëve është mustaqe më e trashë e cila duket sikur e lopëve të detit dhe mbulojnë buzën e sipërme. Ky stil i mustaqeve është inspiruar nga Stalini, komunist majtist, dhe është i famshëm më shumë tek kurdët.

Mustaqja në formë bademi është mustaqe e cila nuk mbulon buzën e sipërme dhe nuk bie poshtë nga dy anët e gojës, dhe mbahet nga fetarët konservativë. Presidenti i tanishëm Erdogan e ka këtë lloj mustaqeje, si edhe ish-presidenti Abdullah Gul.

Sidoqoftë në funksione publike më parë i kanë detyruar të mos mbajnë asnjë lloj mustaqeje në mënyrë që të mos tregohet preferenca politike dhe njerëzit të duken politikisht neutral.

Pasi që mustaqet qëndrojnë për pushtet dhe respekt shumë burra nga bota arabe po shkojnë në Stamboll për të bërë impiante të mustaqeve. Tani kompanitë e mbjelljes së mustaqeve po ofrojnë edhe pako turistash, kur përderisa babai mbjell mjekrën, familja shijon pushimet.

Në Turqi tani sidoqoftë, mustaqja po bëhet gjithmonë e më pak e famshme. Tani vetëm burrat e meso-moshës mbajnë mustaqe.

Të rinjëve mustaqet po u duken të dala mode, mbase edhe për shkak se ua kujton periudhën otomane. Ata duan të shfaqin qëndrime tjera prej atyre të dala mode të otomanëve, duan të tregojnë që janë perëndimorë dhe modernë. Kështu që për momentin mjekrat e hipsterëve janë të pranuara./Insajderi.com

Kabineti i Erdoganit po i rrisin mustaqet për t’iu ‘përshtatur’ liderit