Pse Kobe Bryant udhëtonte vetëm me helikopter?

Pse Kobe Bryant udhëtonte vetëm me helikopter?

E diela u kthye në një ditë zie jo vetëm për adhuruesit e basketbollit, por për të gjithë pasiqë pas një aksidenti humbi jetën legjenda e basketbollit Kobe Bryant.

Ky aksident ndodhi në helikopter, pasiqë ishte një prej mjeteve të transportit më të shpeshta që përdorte basketbollisti.

Për këtë mënyrë udhëtimi kishte folur kohë më parë në një intervistë vetë Bryant duke zbuluar arsyen e përdorimit të helikopterit.

Për shkak të agjendës së ngjeshur, trajnimeve e gjithçka që kishte marrë përsipër të kryente dhe shtuar këtu trafikut të rënduar, Kobe Bryant kishte menduar që mënyra më e mirë për të kursyer kohë për të qenë me familjen e tij dhe për mos munguar në aktivitetet e fëmijëve ishte përdorimi i helikopterit. – raporton ENews duke e rikthyer këtë deklarëtë dikurshme të 41 vjeçarit.