Pse Michael B. Jordan u zgjodh si ‘burri më seksi i vitit’?

Pse Michael B. Jordan u zgjodh si ‘burri më seksi i vitit’?

Kryeredaktori i revistës “People”, Dan Wakeford ka punuar në distancë – dhe kjo do të thotë të kompletosh numrin e revistës “Sexiest Man Alive” me ekipin e tij virtualisht, ndërsa një komb i ndarë politikisht lufton pandeminë e Coronavirusit.

Të gjitha ato që Wakeford i morri në konsideratë kur zgjodhi yllin e kopertinës së këtij viti, Michael B. Jordan, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

“Çdo vit ne shikojmë se cili frymëzuesi i vitit? Çfarë kërkohet në këtë moment? Pas një viti të vështirë, ne donim të gjenim dikë që siguron atë ekuilibër të ikjes nga realiteti, rehatisë dhe frymëzimit. Dhe ne me të vërtetë e ndjenim që ai ishte i duhuri. Padyshim këtu ndihmon fakti që Michael është një burrë shumë seksi”, tha Wakeford për CNN.

Përveç pamjes së tij të bukur, Wakeford tha se ishte aktivizmi i Jordan-it prapa lëvizjes “Black Lives Matter” dhe përpjekja e kompanisë së tij të prodhimit për ta bërë Hollywood-in më reflektues të botës sonë që e ndihmoi atë të çimentohej si burri me seksi. /Insajderi.com