fbpx

Pse ngritja e pagave në sektorin publik do ta ngulfat sektorin privat 

Dimal Basha

Pse ngritja e pagave në sektorin publik do ta ngulfat sektorin privat 

KUR PUSHTETI E BANKROTON SHTETIN!

Duhet kuptu qe krejt cka ka bërë qeveria në këtë vend është synimi I tyre për të rrit pazarin për pushtet duke mashtru qytetarët me rritje pagash. E kanë kuptuar që votuesi në Kosovë fatkeqesisht, ende shihet si transakcion, dhe politika si mjet për t’i kry këto pazare. Në vendin tonë nuk ka pushtetarë që mendon nëse bankroton shteti, por vetëm te pushteti sepse krejt synimet i kanë të vota e pushteti dhe jo të qytetari dhe mirëqenia.

M’i kundershtu pagat nuk d.m.th m’i kundershtu njerëzit ose profesionet e tyne, mirëpo, siç thotë një fjalë popullore,duhet kuptu qe secili prej nesh duhet “shtri këmbët sa na e mrrin jorgani. ”Problemi me Ligjin per Paga eshte I shumë fisht, por fillimisht duhet tregu që, ndryshe qysh mendojnë pushtetarët dhe Kryeministri, ngritja e pagave nuk garantojnë kualitet. Kryeministri para disa kohe kishte thënë se duhet ngritur pagat që mos të vjedhin pushtetarët. Me këtë logjikë i bie se, të gjithë pushtetarët janë hajna, dhe tani si preventive mos me vjedh duhet të jurrisim pagat. Kryeministër, ai qe ka hy ne punë me vjedh e ka vendin në burg, jo në qeveri. Mirëpo tash në këtë vend edhe kjo kalon si logjikë e qeverisjes.

Edhe sikur ta bëni 5,000 euro pagën e mjekut, kjo nuk garanton shërim më të shpejtë dhe shërrbime më të mira. Mundeni gjithashtu me pagu 2,000 euro një mësues, mirëpo ju premtoj se prap do të nxjerrim te njejtit analfabeta. Qe i bie se qeveria paguan vetëm për ta rrit pazarin e votës, por asnjëherë mirëqenien e qytetarit dhe kujdesin ndaj buxhetit të shtetit.

Në Kosovë tash kemi mjekë me pagat ma t’mdhaja nëBallkan, kurse kemi shëndetesinë më t’keqe n’Evropë.

Kemi mësuesit/et me pagat ma t”larta në rajon, kurse vazhdojme të kemi nxënësit ma t’pa mençëm n’Ballkan.

Kemi edhe gjyqtarët dhe prokurorinë që paguhen më mirë se të gjitha vendet perreth, kurse qytetarët vazhdojnë me jetu në vendin më t’padrejtë në Evropë.
…….

Një krim tjetër që nuk po flitet demi që do të shkaktoj ngritja e pagave tek sektori privat dhe investimet e huja.

Po e fillojme investimet e huja. Përparësia e vetme e Kosovës ka qenë krahu i lire i punës. Pra, një prej përparësi ve ka qenë, që një invesitorë ka pasurin centi vë të hap një fabrikë ose një kompani që ofron sherbime sepse Kosova e ka pasur krahun e punës me të lirë se vendet në rajon.Kurse tani me pagat më të larta në rajon, sigurisht se as investotori i huaj nuk mundet me konkuru me pagat e sektorit publik. Deri sot Kosova nuk ka ofru kushte apo mundësi të mira për investim, sepse nuk duhet harru që kemi problem elementare si rryma dhe uji, por tash shto këtu edhe pagat ma t’larta në rajon, dhe kjo automatikisht na diskualifikon si nje vend atraktiv për investime. Më shkurt, ngritja e pagave ka fikur dritat për çfard I investitori potencial.

Kurse krejt në fund, demi më I madh I ngritjes së pagave do të ju faturohet sektorit privat.

Pse?

Sepse tregomani mua një biznes privat që mundet me pagu një punëtor, 1,000 Euro për 8 orë punë? Këto janë pagat që sot I gëzojnë punëtorët e Postes dhe Telekomin. A e din i cili biznes privat e përballon? Asnjë! Ose ja një tjetër. Cila kompani private në Kosovë mundet me pagu një punetorë 500 Euro ne muaj për 4 orë punë?A e dini kush? Asnjë biznes! Kurse sot këto janë pagat që gëzojnë kryesisht mësuesit/et  në vendin tonë.Çdo kompani private bankroton brenda 6 muajve nëse paguan 500 Euro per 4 orë punë, 1,000 Euro për 8, ose 500 Euro për pastrueses i kur bëjnë institucionet dhe ndërrmarrjet publike.

Tani me këto politika unë kam dy pyetje: Cila është incentive për me hap biznes privat, kur të gjithë e dime që kemi ZERO gjasa me konkuru me sektorin public për punëtorë. Si me tërhjek trurin në biznesin privat, kurse cili i ri dhe e re e kam e ndjen si me gjet një të “njofshëm” për t’u punësuar në Postë, ne Komunë, ose m’u bamësuese. Mos harroni se jemi duke fol për një shtet si Kosova me mbi 80 zv. Ministra dhe ku tre punëtorë paguhen për të kryer punën e një njeriu. Ketë e keni si në qeverinë qëndrore, si edhe në atë lokale. Pra, kemi paga të fryera artificialisht, punesim të frer artificialisht…që janë indikatorë se ky vend është drejt falimentimit, njejtë sikur që e kemi Posten, Telekomin dhe mbi 12 Ndërmarrje Publike që operojnë me deficit.

Nëse pyetni pse ndodh kjo, atëhere ju them se përgjigja është e thjeshtë. E para, sepse janë të papërgjegjshëm dhe nuk paguajnë prej xhepit të tyre. Asnjë nga këta nuk zgjohen n’mengjes me shqetësim nëse kanë mjaft mjete për të mbulu pagat dhe nëse qytetari është u kënaqur me shërbimin dhe produktin që merr. Sikur të mendonin si biznismen, gjysma e punëtorëve në sektorin publik do duhej të iroheshin nga puna. Mirëpo këta e shohin pushtetin si mjet për arritjen e qëllimeve të veta, dhe nuk e kanë problem të rrahin gjoksa që ngrisin paga edhe  nëse e bankrotojnë shtetin.

Mendone pyetjen tjetër. Ne këto rrethana, cili i ri edhe e re ka me mendu qe ia vlen me rreziku me investu pare të veta për të hap një biznes, duke e ditur që gjasat për me tërhjek punëtorë e cilësorë janë zero. Cila e re ose i rimendon me rreziku me hap një biznes ku potencialisht mund të humb të gjitha, ose të fitojn doshat 1,000 Euro në muaj, kur e di që shumë ma lehtë e ka të hy me një vend pune në sektorin publik,ku mund të fitoj të njejtat mjete me shumë më pak mund e investime. Çka dua të them është se ngritja e pagave në sektorin public I ka fikur dritat në sektorit privat, sepse pagat e publikut e kane ngulfat privatin.

Cka tash?

Mendoj që historia flet mjaftueshëm. Dikur Bashkimi Sovjetik synonte barazinë totale dhe në një moment shkencëtari me pastruesin kishin të njejtat të ardhura. Me kohën, humb i incentivat e kqytetarët për të ndjekur shkollimin duke ditur që nuk kishte se kishte ndonjë privilegj më shumë, dhe rrjedhimisht në një periudhë vetëm 3% e popullsis e ndjeknin shkollimin e lartë dhe kjo ide utopike e çoj Rusinë e atëhersh me në degradim dhe rrjedhimisht edhe kolaps total. E njejta analogji qëndron tek ne. Sektori public ka shkaktuar një pabarazi aq të thellë sa që ka humbur çfardo incentive apo shprese për të bërë biznes privat. Dhe kur humb incentiva në sektorin privat, atëherë shteti mbetet punëdhënësi i vetë mdhe shteti tek ne është duke falimentuar edhe ndërrmarrjet publike edhe institucionet.

Në krejt boten normale, biznesi e bën shtetin, e jo shteti biznesin, siç po ndodh tek ne. E aty ku humb incentive për sektorin privat dhe shteti merr primatin për të bërë biznes, ato shtete i gjeni vetëm në librat e historisë, sepse nuk ekzistojnë më.