Pse njerëzit dergojnë foto personale me përmbajtje erotike?

Pse njerëzit dergojnë foto personale me përmbajtje erotike?

Sipas seksologut Hajrullah Fejza, fotografimi i trupit lakuriq ose i pjesëve sensuale, është eksitues, për vet personin por edhe për partnerin e tij seksual. Është një fenomen i përhapur në të gjithë botën, sidomos te të rinjtë por nuk kufizohet me këtë grupmoshë.

“Zakonisht në fillim ka hezitime për me dërgu foto ose video të tilla, por në anën tjetër është zëri inkurajues që tenton të të bindë, duke ju garantuar mirëbesim dhe premtimin që askush tjetër përveç personit në fjalë nuk do i shoh fotot e tilla,” tregon ai.

“Duke u inkurajuar prej partnerit, pak prej dëshirës për ta eksituar, nis shkëmbimi i fotove erotike, që zakonisht në fillim tregojnë vetëm ndonjë pjesë të caktuar të trupit, por kur krijohet intimiteti dhe besimi, atëherë mund të përfundohet duke dërguar foto të krejt trupit apo edhe video të ngjajshme,” shpjegon seksologu.

Por sikur tregon ai, rreziku vjen pikërisht kur fotot futen online janë të pakontrollueshme, dhe mund të gjenden prej hakerëve apo të keqpërdoren prej personit të cilit i janë dërguar në mirëbesim.