Pse po përflitet lidhja e re e Katie Holmes?

Pse po përflitet lidhja e re e Katie Holmes?

Pasi pati një lidhje të fshehtë me Jamie Foxx për gati pesë vjet, Katie Holmes kësaj here nuk po fsheh interesin e saj romantik. Ajo është në lidhje me shefin e kuzhinës, Emilio Vitolo, njofton Insajderi.

Në fotografitë e publikuara të çiftit të dashuruar Holmes shihet ulur në prehrin e Vitolo ndërsa vështronte në sytë e të dashurit të saj. Sipas revistës WHO, fotot e çiftit dëshmojnë se ata nuk po e fshehin lidhjen e tyre.

Confirmed: Katie Holmes is in the throes of a passionate new romance with restaurateur Emilio Vitolo Jr, exclusive DailyMail.com pictures confirm

“Pasi ishte beqare për më shumë se një vit, duket se Holmes ka gjetur një romancë të re pasionante”, tha botimi.

Sidoqoftë, kjo lidhje e re nuk shkoi pa polemika nga publiku.

Më 9 shtator, Daily Mail raportoi se Emilio ishte në një lidhje dy-vjeçare me një grua tjetër me të cilën ishte fejuar kur filloi të takohej me aktoren.

Ai thuhet se u nda nga e fejuara e tij me të cilën jetonte, 24-vjeçaren Rachel Emmons, përmes një mesazhi kur zbuloi se fotot e tij me aktoren shumë shpejtë do të publikoheshin në internet.

Emilio Vitolo and Rachel Emmons - The Hollywood Gossip

“Deri në daljen e këtij shtypi Rachel nuk kishte ide se çfarë po ndodhte. Ai është një mashtrues, dhe kjo nuk është një histori me ‘fund të lumtur’,” tha një burim. “Ata kishin plane konkrete për martesë… Tani ajo thjesht ka mbetur zemërthyer dhe është detyruar të shkojë në shtëpi”. /Insajderi.com