Pse qeveria egjiptiane është duke burgosur ‘influenceret’ e Instagram dhe Tik Tok

Pse qeveria egjiptiane është duke burgosur ‘influenceret’ e Instagram dhe Tik Tok

Pesë gra janë dënuar me nga dy vite burga dhe 15.000 dollarë dënim, për video të postuara në llogaritë e tyre në social media.

Në muajin Korrik, Mawda al-Adham një vajzë egjiptiane dhe yll i TikTok me mbi 3 milion ndjekës, u akuzua për dhunim të moralit public nga një gjykatë në Egjipt bashkë me Haneen Hossam dhe 3 influencere të tjera.

Të akuzuara për prishje të ‘vlerave familjare’ në videot e lansuara, shumica e influencereve të Tik Tok u burgosën. Tani janë dënuar me dy vite në burg dhe pagesë prej 15.300 dollarësh secila.

Sidoqoftë, për shumicën e shikuesve, përmbajtja e videove të Adham, nuk janë të jashtëzakonshme ose eksplicite. Videot e saj përfshijnë këshilla për stilin, imitimi i këngëve të famshme dhe humor.

“Ne jemi në shok, ajo nuk ka bërë asgjë që nuk duhet, motra ime nuk është kriminele. Ajo ishte shumë ambicioze, dëshironte të bëhej aktore,” tregon e motra e Adham, Rahma.

Sipas grupeve të drejtave të njeriut, arrestimi i grave është tendenca e fundit për të restriktuar lirinë e shprehjes në vend.

Sama el Masry, një valltare e kërcimeve “belly dancing”, është arrestuar për videot e përshkruara si ‘seksualisht sugjestive’. Ajo thotë se i është vjedhur telefoni dhe videot janë shprëndarë pa dijen e saj.

Mohamed Lotfy, drejtor ekzekutiv I Komisionit egjiptian për të drejtat dhe liritë, tregon për BBC që rasti ka të bëj me diskriminim gjinor.

“Gratë lejohen të shprehin veten në media sociale, vetëm sipas direktivave shtetërore.”/Insajderi.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mosha mesatare e fillimit të përdorimit 16.2, a është në rritje krahasuar me periudhat e mëparshme?

Drogat që përdoren më së shumti marihuana dhe kokaina