Pse sipas Gjuriq Policia e Kosovës shkoi në Veri?

Pse sipas Gjuriq Policia e Kosovës shkoi në Veri?

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se dëshiron ta njoftojë bashkësinë ndërkombëtare që pjesëtarët e njësisë speciale të Kosovës kanë sulmuar dhe e kanë marrë nënë kontroll Liqenin e Gazivodës.

Ai ka thënë se “marrja e Liqenit” është bërë me qëllim që Hashim Thaci me përcjellësit e tij të mund të shëtitet pak te ky liqen.

“Thaci dhe terroristët e tij këtë e kanë bërë me qëllim që ai dhe përcjellësit e tij të kenë mundësi të shëtisin dhe të vizitojnë Gazivodën” ka thënë Gjuriq.