Pse Spanja është duke përjetuar valën e dytë të epidemisë Covid 19?

Pse Spanja është duke përjetuar valën e dytë të epidemisë Covid 19?

Spanja është vendi më rastet më në rritje të Evropë, me 142 raste positive për 100.000 të testuar.

Gjendja emergjente e shteti përfundoi më 21 qershor, kur Spanja shënonte 100 deri në 150 raste në ditë. Numri tash është rritur në 3.000, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Mirëpo numri i vdekjeve gjatë javëve të kaluara ishte 122 të martën, shumë larg nga numri 950 të regjistruar me 2 prill, ditën me më së shumë vdekje në Evropë prej virusit Covid-19.

Përhapja më e madhe është vërejtur mes të rinjëve dhe tri të katërtat e personave pozitiv me Covid janë pacientë pa simptoma.

Shteti spanjoll e pranon që shifrat në rritje janë të padëshirueshme mirëpo ka shumë dallim krahasuar me shifrat në pranverë.

Vetëm 3% e rasteve të tanishme kërkojnë trajtim spitalor, ndërsa më pak se 0.5%, kanë nevojë për kujdes intensiv dhe vdekjet kanë rënë në 0.3%.

“Mortaliteti ka rënë shumë, po ashtu edhe rastet e hospitalizuara. Diçka ka ndryshuar shumë, edhepse rastet në rritje, janë ende brengosëse,” thotë Ildefonso Hernández, profesor i shëndetit publik në Universitetin Miguel Hernandez në Alicante.

“Ndërkohë që rastet janë duke u rritur, ne duhet të mendojmë që një valë e dytë e epidemisë është duke ardhur. Nuk kemi shumë kohë për të reaguar para se të vijë shtatori dhe të kthehemi në rutinë.”/Insajderi.com