PSG dhe Arsenal rivalizojnë njëra tjetrën për Thomas Partey

PSG dhe Arsenal rivalizojnë njëra tjetrën për Thomas Partey

Thomas Partey pritet që gjatë afatit kalimtar veror të largohet nga skuadra e tij aktuale Atletico Madrid, njofton Insajderi.

Mesfushori ganez ka deklaruar ditë më parë se dëshiron një aventurë të re dhe të luaj jashtë La Ligas.

Partey ka dalë nga akademia e Atletico Madrid, teksa debutimin me ekipin e parë e ka bërë pesë vite më herët.

Reprezentuesi ganez llogaritet si njëri nga mesfushorët defensivë më të mirë në botë teksa PSG dhe Arsenal po insistojnë për transferimin e tij.

Mediat spanjolle kanë raportuar se agjenti i lojtarit ka pasur bisedime me të dyja klubet dhe Partey së shpejti pritet të marrë një vendim për të ardhmen.

Arsenali duket skuadër më favorite për të nënshkruar me lojtarin, pasi trajneri Arteta prej se ka marrë drejtimin e klubit ka kërkuar transferimin e tij.

Gjithsesi për ta lënë të lirë yllin e tyre, Atletico Madrid po kërkon një shumë prej 40 milionë eurove./Insajderi.com