PSG eliminon Bayern Munchen nga Liga e Kampionëve, i hakmerret për finalen e vitit të kaluar

PSG eliminon Bayern Munchen nga Liga e Kampionëve, i hakmerret për finalen e vitit të kaluar

PSG-ja realizon hakmarrjen ndaj Bayern Munchen për humbjen në finalen e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, teksa ditën e sotme i kanë eliminuar gjermanët nga kompeticioni i madh për klubet europiane, njofton Insajderi.

Skuadra e Flick mposhti parisienët në Francë me rezultatin 1-0 falë një foli të Choupo-Moting në minutën e 40-të, por kjo nuk mjaftoi për të prerë biletën për në gjysmëfinale.

Francezët kishin raste me të pastra shënimi në ndeshjen e sotme, por shtylla dhe fati e ndaluan disa herë Neymarin për të shënuar.

Kështu skuadra e Pochettinos i falet fitore në ndeshjen e kaluar 3-2 në Gjermani, për të kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Borussia Dortmund-Manchester City, teksa ndeshjen e parë e ka fituar City në Angli me shifrat 2:1. /Insajderi.com