PSG fiton ndaj mysafirëve të Nice, merr kryesimin në Ligue 1

PSG fiton ndaj mysafirëve të Nice, merr kryesimin në Ligue 1

PSG-ja triumfon me rezultatin 2-1 në stadiumin “Parc des Princes” ndaj mysafirëve të Nice, duke e çuar në tri serinë e fitoreve radhazi, njofton Insajderi.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 22-të të sfidës me anë të mesfushorit gjerman Julian Draxler, teksa baraspesha u rikthye në minutën e 50-të me autor Rony Lopes, ndërsa goli i fitores së nënkampionëve evropian dhe i vulosjes së sfidës ishte në minutën e 76-të me anë të sulmuesit italian të natyralizuar Moise Kean.

Me këtë sukses skuadra e Mauricio Poçetinos renditet në vendin e parë në kuotën e 54 pikëve, në pikë të barabarta me ekipin e Lille e cila është në pritje për të zhvilluar ndeshjen e saj. /Insajderi.com