PSG ka shënuar dy gola në pjesën e parë kundër RB Leipzig

PSG ka shënuar dy gola në pjesën e parë kundër RB Leipzig

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmë finale në mes RB Leipzig kundër Paris Saint Germain me rezultat 0-2 për francezët.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Marquinhos pas një harkimi nga Neymar në minutën e 13′, ndërsa golin e dytë e realizoi argjentinasi Angel Di Maria në minutën e 42′, pas një gabimi nga portieri Gulacsi.

Do të jetë shumë e vështirë për gjermanët që të rikthejnë rezultatin në favor të tyre nëse vazhdojnë të luajnë në këtë mënyrë./Insajderi.com.