PSG kupën e ligës me penallti ndaj Lyon

PSG kupën e ligës me penallti ndaj Lyon

Paris Saint-Germain, ka fituar kupën e ligës së Francës, pas 120 minutave të luajtura deh ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja u karakterizua me dominim total nga ekipi parisien, por Lyon kishte vendosur një formacion për të bërë ballë sulmeve të tyre, prandaj edhe ata rezistuan pa pranuar gol edhe pas 120 minutave të luajtura, raporton Insajderi.

Rastet më të mira i kishin Neymar, Icardi dhe Di Maria, por asnjëri prej tyre nuk arriti ta gjejë portën.

Në minutën e 120’, Lyon mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Rafael, i cili ndali Di Marian, disa centimetra larg zonës së penalltisë.

Ndeshja shkoi në penallti dhe PSG nuk dështuan në asnjë prej tyre, duke realizuar 6 të tilla, ndërsa Lyon dështoi në penalltinë e gjashtë, pasi lojtari i tyre Bertrand Traore, nuk arriti ta mposhtë Navas-in.

PSG ka fituar tre kupa në këtë sezon, duke përfshirë titullin e League One, kupën e ligës dhe kupën e Francës. Ata janë akoma në garë për Ligën e Kampionëve./Insajderi.com.