PSG në epërsi pas pjesës së parë ndaj Manchester Cityt

PSG në epërsi pas pjesës së parë ndaj Manchester Cityt

Janë mbyllur 45’ minutat e parë të sfidës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku në ndeshjen në Francë mes PSG-së dhe Manchester Cityt, në avantazh minimal 1:0 gjenden francezët, njofton Insajderi.

Ndeshjen më mirë e filluan nikoqirët të cilët u treguan të rrezikshëm para portës së Ederson, mirëpo goli do të vinte në minutën e 15-të në ndeshje, ku pas një harkimi nga rivënia këndore nga Di Maria, Marquinhos godet topin më kokë, duke e çuar prapa shpinës së Ederson.

Edhe në minutat tjerë të pjesës së parë, ndeshjen e kontrolli skuadra nikoqire, ku Di Maria ishte rreziku kryesor për mbrojtjen e “Qytetarëve”, por Neymar dhe Mbappe nuk u treguan cinik para portës mike. /Insajderi.com