Paris Saint-Germain po synon ta transferoj Sergio Aguero

Sipas gazetës britanike, The Times, Paris Saint-Germain do të mundohet që gjatë këtij afati" />

PSG ofron 68 milionë euro për Agueron

PSG ofron 68 milionë euro për Agueron

Paris Saint-Germain po synon ta transferoj Sergio Aguero

Sipas gazetës britanike, The Times, Paris Saint-Germain do të mundohet që gjatë këtij afati kalimtar ta transferoj yllin e Manchester City, Sergio Aguero.

The Times shkruan se ekipi nga Parisi është gati të shpenzoj 60 milionë funte (68 milionë euro) për transferimin e yllit argjentinas, përcjell Express.

Por, mbetet të shihet nëse klubi nga Parisi do ta bind Agueron që të largohet nga Premierliga.

Ditë më parë  Aguero tha se nuk e ka ndërmend të largohet nga City, edhe pse Pep Guardiola po e preferon sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus.

“Ndihem shumë i lumtur këtu, kështu që unë do të  qëndroj këtu deri në fund të kontratës sime.Unë nuk kam menduar se ku do të luaj tjetër kund. Dua të përqendrohem vetëm në punën këtu”, kishte deklaruar Aguero.

Aguero pati një sezon shumë të mirë me Manchester Cityn. Ai ka shënuar 33 gola në të gjitha garat.