PSG zyrtarizon transferimin e Wijnaldum

PSG zyrtarizon transferimin e Wijnaldum

PSG ka zyrtarizuar transferimin e Gini Wijnaldum si lojtar i lirë, shkruan Insajderi.

Holandezi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me parisienët.

Në garë për 30 vjeçarin ishte edhe Barcelona, por që në fund Parisi arriti ta bind lojtarin dhe të kompletoj transferimin e tij.

Reprezentuesi holandez ishte pjesë e Liverpolit nga viti 2016, ku zhvilloi 179 paraqitje dhe shënoi 16 gola./insajderi.com