Publikohen emrat e familjarëve të politikanëve që janë pjesë e shërbimit diplomatik në Kosovë

Publikohen emrat e familjarëve të politikanëve që janë pjesë e shërbimit diplomatik në Kosovë

Është publikuar një listë me emrat e disa prej personave që punojnë në shërbimin diplomatic të Kosovës, transmeton Insajderi.

RTV Dukagjini ka prezantuar emrat e personave që thuhet se kanë lidhje me zyrtarë të lartë të partive politike e që të njëjtit tashmë shërbejnë në diplomaci.

Kjo listë sipas moderatorit Ermal Panduri është dërguar nga burime të mirë informuara brenda diplomacisë kosovare.

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Daut Haradinaj, kishte kërkuar nga MPJD që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake.

Së fundmi ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, vendosi që të kthejë katër konsuj të përgjithshëm, pasi u bë e ditur se djali i deputetit Haxhi Shala u emërua si i tillë në Pragë. /Insajderi.com