Publikohen formularët me rezultate nga 530 vendvotimet e rinumëruara

Publikohen formularët me rezultate nga 530 vendvotimet e rinumëruara

Janë publikuar në uebsajtin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularët me rezultate të secilit prej 530 vendvotimeve ku janë rinumëruar votat gjatë ditëve të fundit.

Pas përfundimit të rinumërimit të këtyre 530 vendvotimeve, KQZ ka publikuar rezultatet e secilit vendvotim në uebsajt, raporton Insajderi.

Ndonëse ende nuk janë publikuar rezultatet e secilit subjekt nga këto vendvotime të rinumëruara në bazë të kërkesës së koalicionit Nisma-AKR, ky subjekt ka thënë të mërkurën se pas rinumërimit të këtyre votave ndodhet mbi pragun zgjedhor me 5.05 për qind të votave.

Formularët me rezultate të scilit vendvotim të rinumëruar mund t’i shkarkoni dhe t’i shihni në këtë LINK