Publikohen foto nga aksidenti ku vdiq shqiptari me gruan e tij në Rumani

Publikohen foto nga aksidenti ku vdiq shqiptari me gruan e tij në Rumani

Zyrtari shqiptar, Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit të Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune humbën jetën sot në një aksident tragjik.

Mediat rumune kanë publikuar foto dhe detaje të aksidentit në krahinën Mureş. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 5 PM. Sipas mediave vendase nga aksidenti fatal humbën jetën dy persona dhe 4 të tjerë janë plagosur.

Dervina ka qenë në një automjet tip Opel bashkë me bashkëshorten. Në rrethana ende të panjohura trajleri që shihni në foto ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Trajleri i mbushur me lëndë drusore ka zënë poshtë makinën ku udhëtonte Dervina me bashkëshorten.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia, mjetet zjarrfikëse dhe një helikopter për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurit që kishin mbetur të bllokuar.