Ilir Latifi e humbi, me vendim unanim të gjyqtarëve duelin e tij të 21-të në arte të përziera marciale, pasi u mund në LA nga Corey Anderson. Raportin " />

Publikohen shifrat: Sa para fitoi Ilir Latifi për shfaqjen e mbrëmshme

Publikohen shifrat: Sa para fitoi Ilir Latifi për shfaqjen e mbrëmshme

Ilir Latifi e humbi, me vendim unanim të gjyqtarëve duelin e tij të 21-të në arte të përziera marciale, pasi u mund në LA nga Corey Anderson.

Raportin e plotë mund ta lexoni në shkrimin e mëhershëm të Insportit, ku mund ta shikoni edhe meçin e plotë në video, kurse në këtë shkrim do të pasqyrojmë fondin e shpërblimeve që ndërkohë ëhstë bërë publik nga promotorët e kësaj ngjarjeje.

Dueli me fondin më të madh të shpërblimeve ka qenë pa dyshim ai për titull bote ne kategorinë gjysmë të rëndë, por çuditërisht edhe kampioni i ri Jon Jones, edhe sfiduesi Alexander Gustafsson, kanë fituar shumën e njëjtë të parave – nga 500,000$, raporton Insporti, duke u bazuar në raportin zyrtar të promotorëve.

Edhe më i çuditshëm është fakti se Amanda Nunes, edhe pse shënoi fitore me nokaut në rund të parë, ndaj bashkëkombases së saj Chris Cyborg, mori më pak para nga dueli. Nunes fitoi 350 mijë, kurse Cyborg 500 mijë dollarë.

Ilir Latifi për shfaqjen e tij të mbrëmshme do të fitojë 90 mijë dollarë, kurse Corey Anderson, kundërshtari që e mundi Latifin pas tri rundeve shumë të vështira dhe cilësore, fitoi shumicën prej 130 mijë dollarëve bën të ditur Insporti, gjithnjë duke u bazuar në raportet zyrtare të UFC-së. /Insporti.com