Publikohet draft rezoluta kundër Trump

Publikohet draft rezoluta kundër Trump

Demokratët amerikanë kanë publikuar një draft rezolutë kundër presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Bëhet fjalë për një dokument me nëntë faqe që do t’i paraqitet Dhomës së Përfaqësuesve për një votim, transmeton KosovaPress.

Draft-rezoluta, e cila pret konfirmimin e Dhomës së Përfaqësuesve në të cilën demokratët kanë shumicë, adreson dy pika – shpërdorimin e pushtetit dhe pengimin e punës së Kongresit.

“Sjellja e presidentit ka treguar që ai do të vazhdojë të jetë një kërcënim për Kushtetutën nëse lejohet të mbetet në pushtet”, thuhet në tekst.

Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, kërkoi më 5 dhjetor të shkruhet një aktakuzë kundër presidentit Trump për “shpërdorim detyre”.

“Presidenti nuk na la zgjidhje tjetër, por të reagonim në përpjekjen e tij të përsëritur për të kompromentuar zgjedhjet tona për përfitimin tonë,” tha Nancy Pelosi në atë kohë.

Një raport zyrtar i kohëve të fundit nga Komiteti i Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve tha se hetimi për fajësimin e Donald Trump ka grumbulluar shumë prova të “sjelljes së papërshtatshme” nga presidenti amerikan që vjen nga radhët e republikanëve.