Publikohet EXIT POLL-i i Albanian Post, PS e para me 46.9%, PD shumë afër

Publikohet EXIT POLL-i i Albanian Post, PS e para me 46.9%, PD shumë afër

Me 46.9 përqind të votave, EXIT POLL-i i Albanian Post ka renditur Partinë Socialiste partinë e parë fituese në zgjedhjet nacionale të 25 prillit në Shqipëri, përcjell Insajderi.

E dyta dhe shumë afër me përqindje prej partisë së parë, është renditur Partia Demokratike me 43.5 për qind të votave.

Ndërsa, Lidhja Socialiste për Integrim ka dalë e treta me 6.9 për qind, derisa partitë e tjera kanë arritur të marrin 2.7 për qind të votave totale.

Parlamenti i Shqipërisë përbëhet nga 140 ulëse, derisa një partie i nevojitet një shumicë prej mbi 70 ulëse që të ketë të drejtë të qeverisë e vetme për katër vitet e ardhshme. /Insajderi.com