Publikohet EXIT-POLL’i i Albanian Post, Lëvizja Vetëvendosje e para me 53%

Publikohet EXIT-POLL’i i Albanian Post, Lëvizja Vetëvendosje e para me 53%

Me rezultatin e EXIT POLL të Albanian Post, Lëvizja Vetëvendosje në legjislaturën e ardhshme do të ketë 55 deputetë, meqë del se fiton 53% të votës shqiptare.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, gjithmonë sipas rezultatit të EXIT POLL-it, do të ketë 21 ulëse në Kuvend, meqë ka fituar 20% të votave.

E treta, Lidhja Demokratike e Kosovës, me 17% të votave merr 17 ulëse.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7% të votave merr 7 ulëse.

Derisa Nisma Socialdemokrate mbetet me pa asnjë, meqë nuk kalon pragun. /Insajderi.com