Publikohet foto tjetër e Teas me Beartin

Publikohet foto tjetër e Teas me Beartin

Ish-konkurrentët e emisionit “Përputhen”, Tea dhe Bearti kanë zotëruar lajmet rozë në mediat e të gjitha trojeve shqiptare që prej mbrëmjes së të premtes, njofton Insajderi.

Kjo pasi në rrjet qarkulluan disa fotografi të dyshes dhe një video ku konfirmohet lidhja e tyre, ndonëse Tea kishte dalur nga emisioni e përputhur me Andin, një ish-konkurrent tjetër.

Tani ndjekësit e tyre kanë hasur edhe ne një foto tjetër të çiftit Tea-Beart, ku vërehet se kanë po të njëjtën veshje si në videon e postuar më herët.

Në foto shihen që të dy të lumtur në krahë të njëri-tjetrit.

Tea akoma nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje, ndërsa ishte Bearti, djali nga Kosova, ai i cili përmes një postimi në Instastory konfirmoi lidhjen me bukuroshen nga Shqipëria. Ai tha se në këtë histori tea ishte e pafajshme, por nuk dha më tepër detaje./Insajderi.com