Publikohet fotoja e parë e fëmijës së Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman

Publikohet fotoja e parë e fëmijës së Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman së bashku me bashkëshorten e tij shqiptare Almeda Abazi, së fundmi janë bërë prindër.

Më 5 maj Almeda solli në jetë djalin, të pagëzuar me emrin Effehan, ndërsa për herë të parë imazhin e tij e kanë publikuar ditën e djeshme.

Tolga në llogarinë e tij në Instagram e ka publikuar një foto ku shihet duke fjetur me djalin në gjoks.

“Fjalët nuk janë të mjaftueshme”, ka shkruar ai pranë fotos.