Publikohet letra e plotë që Kurti i kishte shkruar zëvendëspresidentit amerikan Mike Penc

Publikohet letra e plotë që Kurti i kishte shkruar zëvendëspresidentit amerikan Mike Penc

Është publikuar letra e plotë që lideri i Lwvizjes Vetwvendosje, Albin Kurti, derisa ishte kryeministër, ia kishte dërguar zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, pasi ishte prishur koalicioni qeverisës me LDK-në, njofton Insajderi.

Në letrën të cilën e ka publikuar Kanal 10, Kurti i kishte shkruar zëvendëspresidentit Mike Pence se partitë opozitare së bashku me LDK-në, po mundohen ta prishin qeverinë me qëllim të shkuarjes në zgjedhje.

“Më 25 mars të 2020-ës, partitë opozitare dhe partia në koalicionin tim ka iniciuar mocionin e mosbesimit, nën pretekstin se qeveria ime nuk ishte mjaftueshëm pro-amerikane, e as nuk i dëgjoi këshillat e Shtëpisë së Bardhë. Një pohim i rremë që ka nervozuar shumë njerëz”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Mike Pence.

Sa ishte ende në postin e kryeministrit, Kurti i kishte thënë Mike Pence se Qeveria Kurti kishte larguar taksën 100%, ndërsa kishte ngritur dyshime se ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti në letrën drejtuar Mike Pence, kishte thënë se Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte keq informuar të dërguarin amerikan në Kosovë, Richard Grenell./Insajderi.com

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm