Publikohet libri i Hawking pas vdekjes së tij, thotë: Nuk ka Zot

Publikohet libri i Hawking pas vdekjes së tij, thotë: Nuk ka Zot

“Nuk ka zot” – ky është përfundimi i fizikanit të famshëm, Stephehn Hawking, libri i fundit i të cilit është botuar sot.

Libri, i cili u përfundua nga familja pas vdekjes së tij, përmban përgjigjen në pyetjet që Hawking thoshte se i kishin marrë krejt kohën.

Një nga shkencëtarët më të mirë në botë, ka vdekur në mars, në moshën 76 vjeçare.

“Nuk ka zot, askush nuk e drejton universin”- shkruan ai në librin “Përgjigje të shkurtra për pyetjet e mëdha!.

Aty flitet edhe për inteligjencën artificiale dhe udhëtimet në hapësirë.

“Për shekuj me radhës besohej se njerëzimi me aftësi të kufizuara si unë, jetonin në mallkimin e perëndisë”, shtoi ai. “Por, mua më pëlqen të mendoj se gjithçka mund të shpjegohet në një mënyrë tjetër, nga ligjet e natyrës”.