Publikohet marrëveshja kur AAK i ofroi VV-së postin e kryeministrit

Publikohet marrëveshja kur AAK i ofroi VV-së postin e kryeministrit

Kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka publikuar marrëveshjen e bërë një vit më parë, sa kanë qenë në bllok me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Nisma, në të cilën ishte përfshirë edhe Shoqëria Civile.

Arifi ka treguar se AAK kurrë nuk ka insistuar që ta kenë postin e kryeministrit në listën e përbashkët me Vetëvendosjen. Ai ka theksuar se në VV kanë dashur të AAK të shkrihet në atë lëvizje.

“Kjo është oferta e AAK për VV e të cilën VV e refuzoi vitin e kaluar. Ne kurrë nuk insistuam për postin e Kryeministrit por as kjo atyre nuk ju mjaftoj. Ata donin FER të ri!!! Është në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës që AAK të shkrihet në parti si VV . Ishte verbëri politike të pritej diçka e tillë nga lidershipi i VV”, ka shkruar Arifi.