Para pak kohësh, ish-kampioni i MMA-së, Conor McGregor, u përfshi në një incident me një fans. Në dalje të një hoteli në Miami, ai u përplas me Ahmed Abdirzak, i cili i shkoi mbrapa i" />

Publikohet momenti i arrestimit të Conor McGregor

Publikohet momenti i arrestimit të Conor McGregor

Para pak kohësh, ish-kampioni i MMA-së, Conor McGregor, u përfshi në një incident me një fans. Në dalje të një hoteli në Miami, ai u përplas me Ahmed Abdirzak, i cili i shkoi mbrapa irlandezit për ta filmuar dhe për ti shkrepur një foto. Në gjaknxehtësi e sipër, McGregor i rrëmbeu telefonin fansit të tij dhe ja përplasi në tokë disa herë, duke ja thyer. Më pas ai ja doli të largohej mes rrëmujës që u krijua edhe pse kjo histori u bë shumë shpejtë virale në internet.

Pak orë më vonë, policia e Miami e arrestoi sportistin e arteve marciale, pasi Abdirzak e denoncoi në polici dhe ngriti akuza për ushtrim dhune. Por nëse deri më tani nuk kishte pamje nga arrestimi i McGregor, një kamera në trupin e një polici, na jep pikërisht momentin kur ai ndalohet jashtë shtëpisë ku po qëndronte. Duket që irlandezi nuk i ka bërë rezistencë forcave policore dhe ka pranuar që të shoqërohet në komisariat.

Gjithsesi akuzat që u ngritën kundër tij për këtë rast janë: rrëmbim i pronës private dhe ushtrimi i dhunës, e nëse do të dënohej maksimalisht për to, mund ti jepet deri në 6 vite burg. Conor është deklaruar jo fajtor para gjykatës, ndërkohë që proçesi për të pritet të fillojë në maj. Gjithsesi, gjërat nuk duken dhe aq keq për irlandezinin pasi me shumë mundësi fans i tij, do ta tërheqë denoncimin që ka bërë dhe do të pranojë një marrëveshje monetare. Megjithatë, McGregor ka ende disa problem ligjore pasi po gjykohet dhe për çeshtjen e sulmit që i bëri një autobusi me sportisë të MMA-së para disa muajsh dhe për dëmet që shkaktoi.