Publikohet një fotografi e montuar, ku shihet kryeministrit duke djegur flamurin e Amerikës – reagon Ramadani

Publikohet një fotografi e montuar, ku shihet kryeministrit duke djegur flamurin e Amerikës – reagon Ramadani

Në kohën kur SHBA po i kërkon kreut të qeverisë heqjen e taksës ndaj Serbisë, një faqe në Facebook po e reklamon një fotografi në të cilën shihet Ramush Haradinaj duke e djegur flamurin e SHBA-së.

Faqja fantazmë e quajtur “Kundra”, që ka vetëm 500 pëlqime në total në Facebook, ka publikuar një fotografi në të cilën shihet Ramush Haradinaj duke e djegur flamurin e SHBA-së.

Ndaj këtij postimi ka reaguar zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, i cili ka thënë se atyre që u shkon mendja të krijojnë faqe në Facebook për ta dëmtuar imazhin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, ia dëmtojnë imazhin Kosovës, shkruan Insajderi.

Sipas Ramadanit këta persona që kanë bërë një postim të tillë, vetëm shkruajnë shqip, ndërsa kokën e kanë nga Serbia.

Shkrimi i plotë i Ramadanit, pa ndërhyrje:

Turpi nuk ka kufi!

U shkon njerëzve mendja edhe të krijojnë faqe në facebook për të portretizuar Kryeministrin si mos më keq. Këtë dëm ia bëjnë shtetit të Kosovës saktësisht.

Këta vec shqip mund të shkruajnë në atë faqe.

Kokën e të mbasmen e kanë serbe.