Publikohet një video para takimit trepalësh në Bruksel – Thaçi e Vuçiq nuk i flasin njëri-tjetrit

Publikohet një video para takimit trepalësh në Bruksel – Thaçi e Vuçiq nuk i flasin njëri-tjetrit

Komisioni Evropian ka publikuar në faqen e vet zyrtare një video nga atmosfera para takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Teksa Mogherini po priste dy presidentët për të realizuar një fotografi të përbashkët, videoja shfaq Vuçiqin dhe Thaçin që as nuk përshëndeten me njëri-tjetrin, raporton Insajderi.

I pari vjen presidenti Thaçi, i cili pasi merr një sugjerim nga Mogherini për realizimin e fotografisë së përbashkët, zë vend para foto-reporterëve.

Ndërkaq, pas tij vjen Vuçiq dhe nuk përshëndetet me presidentin e Kosovës.

Për të parë videon, klikoni këtu:

VIDEO