Publikohet ora se kur do të fillojë Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Publikohet ora se kur do të fillojë Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike  të Kosovës, Besian Mustafa, ka publikuar orën se kur do të fillojë Kuvendi Zgjedhor i kësaj partie, të shtunën e 3 gushtit, shkruan Insajderi.

Ai ka bërë të ditur se regjistrimi i delegatëve do të fillojë nga ora 09:00.

“Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së mbahet më 3 gusht 2019 në Hotel Emerald dhe fillon nga ora 10:00, regjistrimi i delegatëve fillon nga ora 9:00”, ka shkruar ai në Facebook.

Në Kuvendin e së shtunës, LDK do të zgjidhë kryetarin e partisë, nënkryetarët, sekretarin e partisë dhe anëtarët e Kryesisë./ Insajderi.com